TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tiranës ka vendosur në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë/ Tiranë
Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë ndaluan shtetasin në kërkim Kreshnik Kastrati, 60 vjeç, banues në Serbi, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin A. K., 28 vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi penal për penalisht shtetasit N. Z., 60 vjeç dhe K. Q., 37 vjeç, të dy banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi A. K. ka vjedhur pjesë për makineri bujqësore, të cilat më pas i ka shitur te shtetasit N. Z. dhe K. Q.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasin A. A., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasin A. Sh., banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, nën efektin e alkoolit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit S. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin R. Sh., 42 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Më datë 25.10.2022, shtetasi S. N. ka kallëzuar se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më djali i tij, shtetasi K. N., 27 vjeç. Punohet për gjetjen e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.