TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Lidhur me situatën e zjarrëve në vendin tonë përgjatë 24 orëve të fundit, ka reaguar dhe ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Vengu shkruan fillimisht se avionic Canadair kroat ka ndihmuar në zonat e Kranes së Finiqit, si dhe Lukovë të Himarës.
Përveçse Kroacisë, në ndihmë do vijnë edhe forca nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Greqia, Çekia dhe Sllovakia.
Sipas ministrit, do të vijnë dy helikopterë të Forcës Ajrore arabe, një Canadair grek, e dy helikopterë nga Çekia dhe Sllovakia. Pritet që këto forca të dislokohen mbrëmjen e sotme në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës.
“Gjatë orëve të ardhshme, flotës në veprim do t’u bashkohen edhe dy helikopterë të Forcës Ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe, 1 Canadair nga Greqia dhe dy helikopterë të mekanizmit evropian nga Çekia dhe Sllovakia të cilët do dislokohen që sonte në Rinas dhe Bazën Ajrore të Kuçovës”, shkruhet në postimin e Vengut.
Falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, mbërriti në Kuçovë helikopteri Black Hawk nga Republika Çeke që do të operojë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.
Falë bashkëpunimit me Mekanizmin Europian të Mbrojtjes Civile, mbërriti në Kuçovë helikopteri sllovak, i cili do të operojë në vatrat e zjarrit në vendin tonë gjatë ditëve të ardhshme.
Kujtojmë se përgjatë orëve të fundit, janë evidentuar 21 vatra zjarri, nga të cilat shtatë janë shuar ndërsa 14 të tjera mbeten aktive.