TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për një 61-vjeçar i cili një ditë më parë përplasi me makinë një efektiv policie teksa po kalonte te vijat e bardha.
Aksidenti u shënua në lagjen “Partizani”, ndërsa dyshohet se drejtuesi i automjetit kishte humbur kontrollin mbi drejtimin dhe si pasojë ka përplasur efektivin P. K., 60 vjeç.
Oficeri i policisë ndodhet te Trauma në Tiranë, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
"Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në lagjen “Partizani”, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin B. N, 61 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Procedimi nisi pasi ky shtetas duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe si pasojë, ka përplasur shtetasin P. K., 60 vjeç, punonjës policie, i cili ishte duke kaluar në vijat e bardha duke shkuar për të marrë shërbimin. Si pasojë shtetasi P. K., ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, për trajtim mjekësor më të specializuar, jashtë rrezikut për jetën", njoftoi sot policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.