AKTUALITET, 10 Gusht 2025, 13:24

Shiste kokainë e kanabis në zonën turistike/ Plotësonte “nevojat” e pushuesve për drogë, kapet shpërndarësi në Livadh

Shiste kokainë e kanabis në zonën turistike/ Plotësonte

Një 28-vjeçar i cili shiste kokainë dhe kanabis në zonën turistike të Livadhit ka rënë në prangat  e policisë.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku i riu ishte akomoduar, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale. Kryesisht 28-vjeçari dozat e lëndës narkotike ua shiste pushuesve dhe turistëve të huaj.

Policia e Vlorës njofton se ka vënë në pranga një shtetas në zonën turistike të Livadhit, i cili shpërndante lëndë narkotike në lokalet e natës të zonës.

Personi i arrestuar është shtetasi M.P. nga Elbasanit, të cilit iu sekuestrua një sasi e konsiderueshme kokaine dhe kanabisi, e ndarë në doza, gati për t’u shitur.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 120 doza kokainë, 65 doza kanabis dhe një shumë parash.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të kontrolleve për goditjen e veprimtarisë kriminale të shitjes së drogave të forta, falë administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara dhe në zbatim të planit të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në zonat turistike, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë në bashkëpunim dhe me Komisariatin e Policisë Himarë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Night Strike”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë, në fshatin Livadhë, Himarë, shtetasi M. P., 28 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit fizik dhe të dhomës ku ky shtetas ishte akomoduar, Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

sasi me lëndë narkotike kokainë në rreth 120 doza;

sasi me lëndë narkotike kanabis në rreth 65 doza;

një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga kjo veprimtari kriminale.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas e përgatiste lëndën narkotike në doza në dhomën ku ishte akomoduar e më pas e shiste atë në zonat turistike të vijës bregdetare, të frekuentuara nga pushues dhe turistë të huaj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.