AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 20:24

Mbetjet e rrezikshme rikthehen të dielën në Shqipëri, 'BAN' letër Mirela Kumbaros: Dëshirojmë të marrim mostër për analizat

Mbetjet e rrezikshme rikthehen të dielën në Shqipëri,

Më 27 tetor në Portin e Durrësit pritet të zbarkojnë 102 kontejnerët e dyshuar me mbetje të rrezikshme të cilat ishin nisur për në Tajlandë , mirëpo pas alarmit të Basel Action Network ato u bllokuan në Singapor.

Kjo ngjarje po ndiqet me shqetësim nga organizata mjedisore me qendër në Shtetet e Bashkuara, BAN, e cila i është drejtuar së fundmi me një letër të dytë ministres Mirela Kumbaro.

Drejtori ekzekutiv i BAN, Jim Puckett, i është drejtuar me një letër  ministres Kumbaro ku ka ripërsëritur kërkesën për analizimin e mbetjeve që përmban anija e kompanisë “Maersk”. Ai i kërkon ministres që t’i vendosin në dijeni sapo konterinerët të mbërrijnë në Portin e Durrësit, pasi do të dëshiron që të ishin prezent për të marrë një mostër të ndarë të materialit, me qëllim kryerjen e analizës së saktë.

“E nderuara Ministre, znj. Mirela Kumbaro Furxhi dhe znj. Elvana Ramaj,

Në lidhje me mbërritjen e pritshme më 27 tetor të 102 konteinerëve të dyshuar me mbetje të rrezikshme, ju bashkëngjisim një letër të dytë, duke përsëritur një protokoll për marrjen e mostrave, analizimin dhe trajtimin e duhur të materialit.

Gjithashtu, angazhohemi që të jemi të pranishëm në Shqipëri për të marrë një mostër të ndarë të materialit, me qëllim kryerjen e analizës së saktë të mbetjeve në fjalë. Jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë në çdo mënyrë të mundshme. Ju lutemi mos hezitoni të na kontaktoni”, thuhet në letrën e drejtuar Kumbaros nga drejtori ekzekutiv i Basel Action Newtork, Jim Puckett.

Më 5 gusht, “Basel Action Netëork”, ngriti alarmin se një anije gjigande kontenjerësh prej 175 mijë tonësh e linjës “Maersk” u zhduk në fund të korrikut nga radarët afër Cape Toën në Afrikën e Jugut, pas një sinjalizimi të bërë prej saj tek autoritetet vendase.

Bazuar në të dhënat e ofruara nga një sinjalizues, “Basel Action Netëork”, BAN, tha se anija “Maersk Campton” dhe një anije e dytë kontenjerësh e së njëjtës linjë, “Maersk Candor”, kanë ngarkuar në portin e Durrësit në fillim të korrikut rreth 100 kontenjerë me mbetje të rrezikshme, e cila vjen nga hiri i oxhaqeve metalurgjike elektrike (EAFD) me destinacion Tajlandën.

Sipas të dhënave të BAN, kjo nuk ishte dërgesa e parë me mbetje të rrezikshme nga Shqipëria drejt Azizë. Organizata shprehet se një dërgesë me mbetje të dyshuara të ngjashme u bllokua më herët këtë vit nga Agjencia e Doganave në Fangcheng të Kinës.

Bazuar në sinjalizimin e BAN, autoritet portuale i bllokuan në Singapor kontenjerët e nisur nga Shqipëria duke i nisur për t’i kthyer sërish në vendin tonë.

Prokuroria identifikoi dhe nisi hetimet ndaj kompanisw  “Sokolaj” shpk, një kompani import-eksporti mineralesh me qendër në Durrës në pronësi të shtetases Gjovana Sokolaj si eksportuese të kontenjerëve dhe kompaninë turke “Kurum International” sh.a si burimin e këtyre produkteve.