AKTUALITET, 22 Tetor 2024, 20:57

Triumfi/ Milan shijon pikët e para në Champions, thyen Brugge, fiton edhe Monaco

Triumfi/ Milan shijon pikët e para në Champions, thyen Brugge, fiton

Milan merr pikët e para në UEFA Champions League, teksa në shtëpi triumfoi 3-1 ndaj Clube Brugge. Ndeshja u zhbllokua nga Pulisic, i cili dërgoi topin në rrjetë në minutën e 34-të, direkt nga goditja e këndit.

Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në minutën e 40-të, pas daljes me karton të kuq të Oneyedika.

Gjithsesi, belgët në pjesën e dytë, pavarësisht inferioritetit numerik barazuan llogaritë me Sabbe. Gëzimi ishte i përkohshëm, pasi të besuarit e Fonsecas rikthyen rezultatin në favorin e tyre falë dopietës së mesfushorit Reijnders. Në fund, pati kohë edhe për Camarda, por goli u anulua për Offside.

Monaco duket se e ka seriozisht këtë sezon. Skuadra nga Principata, pasi mori 4 pikë në 2 ndeshjet e para, sonte mposhti 5-1 Crvena Zvezdën në Stade Louis II.