TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka ndarë një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, që vijon pa pushim në Tiranë dhe rrethe.
“Çarja e bllokadave vazhdon! Ecim”, shkroi Rama krah videos së publikuar në rrjetet sociale.
Prej gati 1 muaji në të gjithë vendin vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara pa leje nga bizneset, që kanë ngritur struktrura metalike nëpër trotuare apo kanë zaptuar hapësirat publike në zonat bregetare duke vendosur çadra dhe shezlongë në kundërshtim me ligjin.
Pas disa paralajmërimesh nga ana e Kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike, konkretisht thirrje për baret dhe lokalet, duket se disa nuk e dëgjuan dhe refuzuan të veprojnë.
Kjo ka bërë që IKMT të veprojë duke dërguar fadromën në terren.
Si shihet dhe nga pamjet e ndara nga Rama, fadroma shkatërron pjesën e jashtme të një lokali, që kishte bllokuar një pjesë të trotuarit.
“Po si mund të futet në bark i tërë trotuari deri tek bordura, Vazhdojmë!” – shkruan Rama.
Aksioni për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike është një nismë e ndërmarrë nga autoritetet vendore dhe mbështetur nga qeveria, me synim rikthimin e qytetit te qytetarët dhe përmirësimin e jetës urbane.