AKTUALITET, 7 Gusht 2025, 12:40

Vendimi/ Plaku u arrestua në Orikum për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas, lihen në qeli pronari i hotelit dhe 2 të tjerë! “Shpëton” berberi

Vendimi/ Plaku u arrestua në Orikum për ekzekutimin e Gentjan Bejtjas,

Është mbajtur sot në Gjykatën e Vlorës seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj katër personave të arrestuar së bashku me Flodian Plakun në Orikum.

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për 4 personat që akuzohet se ndihmuan Flodian Plakun duke i siguruar ushqim dhe strehim.

Togat e zeza lanë pas hekurave:

• Albano Lapshi, i cili dyshohet se i çonte ushqim Flodian Plakut

• Ligor Doko, pronar i hotelit ku u arrestua Flodian Plaku

• Julian Aliaj, i cili u kap me armë zjarri me vete në hotel dhe rezulton të ketë qenë më parë i dënuar për trafik droge

Ata dyshohet si të përfshirë në fshehjen dhe dhënien e ndihmës për të akuzuarin për vrasjen e Gentjan Bejtjas.

Ndërsa për berberin nga Shkodra, shtetasin Armando Dano, gjykata caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.