TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se brenda vitit të ardhshëm do të nisë puna për vendosjen e matësave inteligjentë për çdo konsumator.
"Sot kemi këtë inovacion ndërkohë që brenda vitit 2026 do kemi fillimin e punës për matësat e energjisë duke kaluar në sistemin e matësëva inteligjentë. Brenda këtij mandati do përmbyllim edhe këtë process, që do ta ulë nivelin e humbjeve teknike në rrjet. Do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori duke riparuar edhe ato të meta të fundit që ka procesi I faturimit", deklaroi kryeministri.
Rama: Dëshiroj t’i përcjell përgëzime atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do ti japin jetë një qasjeje të re në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky është lajm i mirë, i cili vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë, që ndërkohë, është kthyer edhe në një sektor, ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe ku nuk punohet më në emergjencën e tmerrshme të ditës me ato historitë që tanimë duken sikur nuk i kemi jetuar ne dhe na duket e pabesueshme që t’i kemi jetuar ne por që në fakt kanë qenë histori të lodhshme, e raskapitese të një periudhe kohe që zgjati deri vite më parë.
Vazhdon edhe puna e përditshme. Sot kemi këtë inovacion dhe besoj brenda vitit që vjen do të kemi edhe fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin inteligjent, me një pjese të parë rreth 350 mijë matësash dhe brenda këtij mandati besoj se do të përmbyllim këtë process, që patjetër do ta ulë edhe më shumë nivelin e humbjeve teknike në rrjet duke e cuar padiskutim në mesataren e poshtme të BE, por edhe do të rrisë cilësisht faturimin e çdo konsumatori, duke ripatuar edhe ato të meta të fundit që ka procesi i faturimit.
Nga ana tjetër, kemi nisur punën po ashtu për të ngritur në Shqipëri një data center të fjalës së fundit,është drejtpërdrejt me KESH, pra një inovacion që shkon në drejtimin që fola. Në drejtimin e një kompanie të madhe publike e sektori strategjik ku përgjegjësia publike në shërbim tanimë është duke u përkthyer edhe në përegjegjësi për projektimin dhe materializimin në kohë tëe atyre që janë bazat e të ardhmes.