AKTUALITET, 1 Nëntor 2024, 14:02

VIDEO/ Momenti dramatik, 17-vjeçari qëllon mes turmës që po festonte Halloween-in

VIDEO/ Momenti dramatik, 17-vjeçari qëllon mes turmës që

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Orlando, Florida, ku një i ri ka qëlluar disa herë me armë mes turmës së njerëzve që ishin mbledhur në qendër të qytetit për të festuar Halloëeen-in. Dy persona mbetën të vrarë dhe gjashtë të tjerë të plagosur. Ndërkaq, atentatori është ndaluar nga policia.

Shefi i policisë së qytetit të Orlandos, Erik Smith, tha për reporterët se në momentin e incidentit, në qendër të qytetit gjendeshin rreth 50.000 – 100.000 persona. Atentatori ishte një djalë 17-vjeçar.

Smith tha se i riu ishte arrestuar për grabitje një vit më parë, por nuk është dhënë asnjë informacion më tepër në lidhje me të dhe as rreth arsyes se përse i riu hapi zjarr ndaj turmës.

@gazetatema Florida, momenti kur 17-vjeçari qëllon me armë mes turmës që po festonte Halloween-in. Dy të vdekur dhe 6 të plagosur. #lajmeshqip #lajmetefundit #viralvideotiktok #florida ♬ original sound - Gazeta TemA