TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në Borello të Italisë teksa punonte në kantierin e ndërtimit.
Ngjarja ka ndodhur të premten teksa dyshohet se 62 vjeçari Alfred Malhllari është shtypur nga një automjet kantieri teksa po ngarkohej në një kamion.
Nga ajo që rezulton, duket se puna kishte përfunduar dhe se punonjësi po ngarkonte një mini ekskavator në kamion dhe një nga rampat metalike u prish, dhe makineria u rrëzua përtokë duke zënë poshtë saj dhe punonjësin me origjinë shqiptare.
Punonjësit e shëndetësisë ndërhynë me ambulancë dhe mjete shpëtimipor fatkeqwsisht nuk mundën të bënin gjë tjetër veçse të konfirmonin vdekjen e Alfred Malhllari.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur të gjithë dinamikën e ngjarjes.