AKTUALITET, 23 Nëntor 2025, 19:15

VIDEO/ Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të PPE: Integrimi i Shqipërisë në BE të kushtëzohet! Lidershipi i lidhur me krimin e organizuar

VIDEO/ Berisha takon Sekretaren e Përgjithshme të PPE: Integrimi i

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku ka marrë pjesë edhe kreu i PD-së, Sali Berisha.

Në deklarimin e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve, teksa u takua me Berishën.

Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë.

Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale.

Në deklaratë theksohet:

“Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.”

Qëndrimi i PPE-së përbën një sinjal të qartë politik në drejtim të institucioneve europiane dhe autoriteteve shqiptare, duke nënvizuar rëndësinë e rikthimit në standardet e shtetit të së drejtës, transparencës dhe pavarësisë së sistemit mediatik e gjyqësor.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by European People's Party (@epp)