AKTUALITET, 23 Nëntor 2025, 16:28

Operacioni/ Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar, shoqërohen nga policia tre emigrantët sudanezë në Korçë

Operacioni/ Kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar,

Tre emigrantë të paligjshëm nga Sudani të cilët po lëviznin në segmentin rrugor Korçë - Dardhë u shoqëruan nga Policia Kufitare, ndërsa janë akomoduar tek Qëndra e përkohshme në PKK Kapështicë.

Sipas të dhënave ata kishin depërtuar në territorin shqiptar nga kufiri tokësor me Greqinë me qëllim për tu larguar drejt vendeve të BE- së, ndërsa janë dërguar në qëndrën pritëse të emigrantëve në Kapshticë.

Mësohet se emigrantët të cilët kishin kaluar për herë të parë kufirin, i janë nënshtruar kontrolleve mjekësore dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa do të vijohet më tej me intervistimin e tyre dhe procedurat e tjera ligjore.