AKTUALITET, 23 Nëntor 2025, 14:15

Situata në terren/ Përmbytjet në Maliq, ministri Vengu: Jemi në gadishmëri, po bëjmë punime rehabilituese. Janë dëmtuar në rang vendi 15 ura

Situata në terren/ Përmbytjet në Maliq, ministri Vengu: Jemi

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ishte në fshatin Sheqeras të Maliqit këtë të diel, për të parë nga afër problematikat e shkaktuara nga moti i keq. 

Edhe pse situata është qetësuar dhe uji është tërhequr disi ka ende nevojë për ndërhyrje pasi Vengu theksoi se në ditët në vijim do të ketë sërish reshje shiu.

Ministri theksoi se po shtohen forcat e armatosura dhe se deri më tani 15 ura janë të destabilizuar dhe të shembura. Ai theksoi se qëndrojnë pranë banorëve dhe se ka filluar shpërndarja e ndihmave.

Ministri shtoi se bashkitë do të bëjnë kërkesa për blegtoret që janë prekur që të dëmshpërblehen. Vengu shtoi se janë rreth 1500 hektarë tokë nën ujë. Sipas tij në projekt buxhet kanë qasje të re për bashkitë me risk.

“Në zonën e Maliqit ka patur dëme të konsiderueshme. Siç e dini në orët e para të shembjes së argjinaturës bashkia e Maliqit dhe forca të tjera po shtohen në orët në vijim dhe po bëjnë punime rehabilituese.

Nga ana tjetër kemi edhe nga ana e zonës së pyllit të Fazanëve kemi një dëmtim të argjinaturës e cila vështirëson të gjitha prurjet nga Dunaveci në Devoll. Ndaj po bëjmë një rishpërndarje dhe kemi kërkuar angazhim shtresë të forcave të armatosura.

Jemi në gadishmëri, duhet të kuptojmë se kemi edhe situata të rrëshqitjeve të dheut. Qafë Plloçë pati një problematike dhe na bëri të angazhohemi për një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira pasi reshjet do të rifillojnë, toka është si sfungjer dhe është e vështirë kur toka është e pa stabiluzar dhe me uji”, tha Vengu.

Ministri Vengu: Jemi sot në zonën e Maliqit, në argjinaturën në Sheqeras ku ka patur dëmtime të konsiderueshme dhe në orët e para të shembjes së saj, drejtoritë rajonale të kullimit, bashkia Maliq, dhe forca të tjera që do shtohen në orët në vijim, janë duke bërë punime rehabilituese. Nga ana tjetër kemi dhe në zonën e Pyllit të Fazanëve një dëmtim argjinature, e cila vështirëson prurjet që vijnë nga Dunaveci në Devoll, ndaj po bëjmë një rishpërndarje të forcave duke kërkuar dhe angazhim shtesë nga forcat e armatosura. 

Po vijnë mjete vetëshkarkuese të ndihmojnë me volumet e mëdha që kërkohen për të mbuluar këto dëmtime. Jemi në gatishmëri, po shtojmë forcat, duhet të kuptojmë që kemi situata edhe të rrëshqitjes së dherave e masiveve malore, ku në Qafë Plloccë kishte një problematikë të madhe që na bëri të angazhohemi fuqimisht për të bërë një devijim përmes operatorëve të zonës. Do jenë ditë të vështira sepse rreshjet do rifillojnë, toka është si “sfungjer” praktikisht dhe është e vështirë të punohet në situata ku toka është shumë e pastabilizuar dhe e mbushur me ujë. Gjithsesi, po shtojmë forca në mënyrë që Maliqi mos të ketë problematikë në rreshjet që do pasojnë gjatë javës që vjen. 

Ka në rang vendi 15 ura të dëmtuara, një pjesë prej tyrë është shembur dhe do kërkojnë investim domethënës. Qasja jonë është jo vetëm të qëndrojmë pranë banorëve pas kërkesave të kryetarëve të bashkive sa i përket rezervave materiale të shtetit, ka filluar shpërndarja e ndihmave në raste të caktuara. 

Kemi kërkuar gjithashtu nga bashkitë që të bëjnë kërkesat për sa i përket ushqimeve për blegtorinë, koncentrat për blegtorët e prekur, dhe jemi në kushte ku po shpërndajmë në mbarë vendin edhe ushqime për blegtorinë. Këto janë dy grupet më të prekura dhe strategjia jonë është tu qëndrojmë pranë duke ditur që do kemi ende rreshje, nuk jemi jashtë rrezikut. Thjesht është një moment dielli që mundëson të vazhdojmë punën në terren. Presim prurje në mbarë vendin me intensitet shumë më të ulët se 3 frontet e para meteorologjike, por edhe jugun e presim të vijojë të ketë prurje dhe basenet ujore në jug të vendit do vijojnë të kenë prurje, ndaj jemi në gatishmëri të plotë. 

Evidentime do bëhen dhe kemi mundësinë të bëjmë dëmshpërblime sipas parashikimeve ligjore. Është herët për një bilanc, kemi vetëm bilance paraprake dhe na rezulton që kemi rreth 1500 hektarë tokë nën ujë. Ujërat po ulen në nivel në mbarë vendin e kjo na jep mundësinë të rikuperojmë argjinaturat. Ka diferencë të madhe mes bashkive që kanë arritur të bëjnë investimet e nevojshme dhe atyre qe skanë patur mundësi të bëjnë investime. Në projektbuxhetin 2026 ne kemi një qasje të re sa i përket mbështetjes së bashkive sidomos atyre me më shumë risk për emergjencat civile duke i ardhur në mbështetje me fonde shtesë me një shpërndarje investimesh më të drejtë se në të kaluaren.