TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, që dërgoi për gjykim tre persona.
A.Papa, G.Demiro dhe M.Xibinaku janë tre personat të cilët do të gjykohen, në lidhje me ngjarjen e konstatuar në zgjedhjet e 11 majit.
Arlind Pepa është personi i cili mbante një badge, e cila dyshohet se ishte e falsifikuar.
M.Xibinaku, me detyrë specialiste e protokollit të KQZ-së, dyshohet se ka qenë personi që ka vulosur dokumentin.
Në dosje zbulohet se ajo ka treguar se nuk mban mend ta ketë vulosur ajo dokumentin, i cili rezultoi falso.
A.Pepa ishte vëzhgues i PS-së, i cili u paraqit në në qendrën e votimit në shkollën “9-Vjeçare Vorë”, si vëzhgues brenda dhe jashtë.
“Detyra ime është të firmos edhe dokumentet. Nuk mbaj mend ta kem vulosur, pasi më vinin shumë dokumente të tilla.
G.Demiro, i cili ka shkuar për të marrë manualet e përdorimit të materialeve të KQZ, mund të jetë paraqitur për vulosje. Vula e madhe qëndron në kasafortë…”, mësohet të ketë thënë M.Xibinaku.
Badge lëshohet vetëm nëse ke kontratë punë në KQZ dhe nuk je person i jashtëm. Në dosje thuhet se “ky dokument megjithëse ka vulë të KQZ është i falsifikuar”.
Ndër të tjera zbulohet se A.Pepa ka deklaruar se badge e ka marrë nga PS, përkatësisht nga G.Demiro.