AKTUALITET, 29 Qershor 2022, 15:58

Vendimi/ U kallëzua për fshehje të pasurisë dhe falsifikim dokumentesh, SPAK pushon çështjen ndaj anëtares së KPK-së

Vendimi/ U kallëzua për fshehje të pasurisë dhe falsifikim

Gjykata e Posaçme ka pushuar çështjen penale ndaj anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit Brunilda Bekteshi.

Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga vetIngu të organizuar në një shoqatë të titulluar “Drejtësi për Drejtësinë”, drejtuar nga prokurori i shkarkuar Genti Trenova, nisën një fushatë ndaj anëtarëve të komisioneve të KPK-së, mes tyre dhe Brunilda Bekteshi, teksa e akuzuan atë për fshehje të të ardhurave.

Kallëzimi penal ndaj zonjës Bekteshi ishte referuar në SPAK nga ish-prokurori Bujar Hoti, i cikli e akuzon për fshehje  të të ardhurave dhe falsifikim dokumentacioni.

SPAK kërkoi pushimin e çështjes me pretendimin se nuk ekziston fakti penal i deklarimit të rremë të pasurisë dhe falsifikimit të dokumenteve nga ana e anëtares së KPK-së.

Vendimi/ U kallëzua për fshehje të pasurisë dhe falsifikim

Vendimi/ U kallëzua për fshehje të pasurisë dhe falsifikim