TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Këshilli i Përgjithshëm i dhomës së avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin për të bojkotuar seancat gjyqësore pa afat.
Vendimi është marrë në shenjë kundërshtie ndaj hartës së re gjyqësore.
Avokatët kundërshtojnë hartën e re gjyqësore sepse sipas tyre cënon rëndë aksesin e qytetarëve te sistemi i drejtësisë dhe rrit ndjeshëm kostot.
Këshilli madje ka vendosur që do të marrë masa penalizuese për avokatët që nuk respektojnë bojkotin, ndërsa do të bojkotohen për dhjetë ditë edhe masat e sigurisë.