AKTUALITET, 21 Mars 2024, 21:40

Vendimi për Belerin, Sejamini: Kushtetuesja si gjykatë fshati, askush nuk shqetësohet për ligjin absurd

Vendimi për Belerin, Sejamini: Kushtetuesja si gjykatë fshati, askush

Analisti Neritan Sejamini u tregua i ashpër në vlerësimin e tij për vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kryetarin e zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri. Ai e cilësoi ligjin në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV absurd, që i ndalon politikanët e akuzuar, por të padënuar, për të ushtruar funksionet e tyre publike.

“Ka një problem të rëndësishëm që ne e harrojmë. Qëllimi i politikës është të krijojë harmoni, të përmirësojë. Ne zbuluam që ligji shqiptar ndaloka politikanët e akuzuar, por të padënuar, për të ushtruar funksionet e tyre publike. Po shqetësohet njeri që kemi këtë ligj absurd? Martohet djali i xhajës dhe ti shkon e merr pjesë në dasëm, edhe po të kesh një provim shkon. Por nëse je i zgjedhur dhe je i akuzuar, por i pafajshëm dhe mund të dalësh dhe i pafajshëm, pengohet që të zgjidhesh. Ne mund ta trajtojmë këtë çështje si Shqipëria, Greqia, nacionalizmi, atdheu se shqiptarët për atdheun të vrasin të gjithë, por nuk kemi për të zgjidhur gjë.

Por ky ligj që kufizon dhe mohon disa të drejta. Kush e merr iniciativën për ta ndryshuar këtë ligj?

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ishte si vendim i një gjykate lagjeje. Ajo duhet të thotë që këtë vërtet e kanë zgjedhur kaq qytetarë, por e ka arrestuar prokuroria, duke mohuar të drejtën e qytetarëve për t’u përfaqësuar dhe nuk e lejojnë që të flasë për ta”-tha Sejamini.