TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Maksim Caslli, drejtues i American Capital dhe ekspert i financave, ka qenë i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ku ka folur për propozimin e kompanisë së dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, për Sazanin.
Caslli tha se një projekt i tillë do të ishte pozitiv për vendin pasi do të ndikonte në ekonomi dhe do të sillte fitime monetare për shtetin, i cili sot nuk merr asgjë nga ishulli.
Eksperti shpjegoi se fondet vijnë nga disa investitorë dhe menaxhohen nga Kushneri, i cili ka arritur të mbledhë 3.1 miliardë dollarë dhe 1 miliard ka shprehur interesin për t'i investuar në Shqipëri dhe Serbi.
Pjesë nga biseda:
Maksim Caslli: Affinity Partners është kompania e Kushner. Kjo është private equity që funksionon në mënyrë të tillë që zoti Kushner menaxhon fondet dhe merr pagesën e menaxhimit dhe një pjesë të investimet pasi janë shlyer partnerët. Pjesë e fondit janë ata që fusin paratë. Ata që fusin paratë, zoti Kushner ka ngritur fond 3.1 miliardë dollarë. Dy miliardë i takojnë fondit sovran të Arabisë Saudite. 200 milionë nga Katari. 200 milionë nga Emiratet. 600 milionë ishin nga investitorë të ndryshëm dhe sipas tv amerikan, 30 milionë janë fonde amerikane. Zoti Kushner, ka ekspertizë në real estate (pasuri të patundshme) dhe në ngritjen e këtij fondi, bën investimin e parave dhe përfiton për menaxhimin e fondit. Kur kthehet investimi ndaj palëve të treta… Kushneri ka si profesion menaxhimin e parave të të tjerëve. Herë pas here, Kushneri ngre fond për një qëllim të caktuar. Ka ngritur fond prej 3.1 miliardë dollarë, që është për investime në real estate. Një projekt bëhet në Beograd që është për real estate dhe një tjetër në Sazan.
Ylli Rakipi: Ju si e shihni këtë projekt? Ju duket i përshtatshm dhe fitimprurës për Shqipërinë?
Maksim Caslli: Po, sepse ne kemi një aset që sot rri kot dhe investohet një milliard dollarë aty. Duket qenë një biznes në pasuri të patundhsme, ai investim mbetet në Shqipëri. Heqim anën proceduriale, është projekt i mirë. Të gjithë kërkojmë investim të huaj. Janë një milliard dollarë. Ne ofrojmë natyrën, tokën, mund të marrë dhe një pjesë në investim. Supozojmë se nuk marrim asgjë, do të bëhet një investim, do të kesh vetëm TVSH 200 milionë, firma shqiptare që do të përfshihen. Minimum nga kosto e investimit do të shkojë 50 milionë për punësim. Do të kërkojë hekur, cimento, mobilje, pajisje. Do të punësohen njerëz, do të sjellin turizëm, sepse kanë interesin e tyre. Besoj se për momentin, që shteti nuk merr asgjë atje, do të marrë taks për pasurinë e patundshme. Nga dicka që nuk jep asgjë, do të marrim sigurisht më shumë.