TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Arben Malaj thotë se projekti i kompanisë së dhëndrit të Donald Trump për Sazanin, është një invsetim i mirëpritur nëse respektohet natyra dhe ka transparencë. Kjo pasi shfrytëzohet një aset që sot është i fjetur.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Malaj tha se duhet të ndiqen të gjitha procedurat, duke filluar nga një analizë për sigurinë kombëtare, duke qenë se Sazani është ende në planin e përhapjes si një aset ushtarak.
"Kur pasuritë e fjetura i fut në qarkullim ekonomik... Problemi që kanë është raporti me natyrën dhe procesi i transparencës. Është aset. Jemi në kohën që themi mirësevini, do investim, por pastaj do të shohim se nuk do të kemi aq shumë mundësi për të përzgjedhur. Procesi i përzgjedhjes ka të bëjë me eksperiencën, në këtë rast i menaxhimit të fondeve. E dyta, garancia për burimet financiare. Aktualisht, ky është projekti potencial i Sazanit.
Ne e dime që ky aplikim bëhet për të marrë status të veçantë, prandaj ka përputhje në kohë midis domosdoshmërisë për të përmirësuar ligjin dhe fillimin e dhënies së liçensave.
Kam parasysh shqetësimin për Sazanin, por mendoj, që të mos ndodhë si në Sarandë dhe hapi i parë të nisë nga Këshilli i Sugurimit Kombëtar", tha Malaj.