TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Emërohet Kryetari i Komisionit për Furnizimin me Ujë dhe Përpunimin e Ujërave të Ndotura.
Këshilli i ministrave vendosi sot emërimin e znj. Gerta Lubonja në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Vendime të miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, datë 26 Shkurt 2025:
V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË KRYETARIT TË KOMISIONIT KOMBËTAR RREGULLATOR TË SEKTORIT TË FURNIZIMIT ME UJË DHE TË LARGIMIT E TË PËRPUNIMIT TË UJËRAVE TË NDOTURA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 4, të ligjit nr.8102, datë 28.3.1996, “Për kuadrin rregullator të sektorit të furnizimit me ujë dhe të largimit e të përpunimit të ujërave të ndotura”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
Emërimin e znj. Gerta Lubonja në detyrën e kryetarit të Komisionit Kombëtar Rregullator të Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe të Largimit e të Përpunimit të Ujërave të Ndotura.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.