TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një 28-vjeçar është proceduar penalisht pasi tentoi të korruptojë punonjësit e policisë kufitare në Portin e Durrësit.
I riu me iniciale Xh. T., kishte mangësi në dokumentacioni dhe tentoi t’i japë ryshfet efektivëve, duke vendosur një shumë prej 20 euro brenda pasaportës së tij.
Ai akuzohet për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Procedohet penalisht një shtetas që tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë Kufitare, që të kalonte kufirin.
Shërbimet e Policisë Kufitare Port Durrës, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë goditur një rast të mitëdhënies.
Gjatë përpunimit të dokumentacionit është kaluar për kontroll më të detajuar shtetasi Xh. T., 28 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte mangësi në dokumentacion.
Gjatë kontrollit të detajuar të dokumentacionit, ky shtetas ka tentuar të korruptojë punonjësit e Policisë, duke iu ofruar një kartmonedhë me prerje 20 euro.
Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi Xh. T., 28 vjeç u procedua penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.