AKTUALITET, 8 Janar 2025, 12:32

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Jemi në kundërtendencë me rajonin e kontinentin. Synimi, kthimi në eksportues neto brenda mandatit të katërt

Ulja e çmimit të energjisë/ Rama: Jemi në

Kryeministri Edi Rama e quajti uljen e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, vendimin e kësaj të mërkure nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë.

Rama: Ulja e parë në historinë e 35 viteve të çmimit të energjisë elektrike, ky është një fakt i cili tregon se në çfarë humnere jemi ngjitur në këtë pikë, ulja e çmimit është në kundër tendencë të plotë me rajonin dhe kontinentin ku jetojmë ku çmimi i energjisë jo vetëm është rritur por kërcënuar nga rritje të tjera, kjo masë është një masë më shumë se sa e mirëmenduar, e diskutuar gjerë në të gjithë nivelet me ekspertizën e brendshme dhe ndërkombëtare, e bazuar në projeksionet e planit tonë strategjik dhe kthimin në eksportues neto brenda mandatit të katërt.

Duke pasur parasysh parimin e shpallur botërisht të qeverisë për të ndarë me qytetarët frytet e reformave të dhimbshme, e përpjekjeve të mundimshme në këto vite dhe të një rritjeje ekonomike që për 2025 e parashohim në harkun e 4% që është një shifër shumë domethënëse.

Histori 10 vjeçare përpjekjesh, kini parasysh disa fakte. Fakte qe nuk dalin zakonisht në ekran dhe portal se janë më shumë të interesuar për spektaklin e gjysmë të vërtetave.