TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një grup prej tre shqiptarësh kanë grabitur 4 mijë euro nga një market në një fshat të Larisës në Greqi.
Prototheme.gr raporton se tre shqiptarët i zunë prite pronarit të marketit mbrëmë rreth orën 20:00 jashtë derës së dyqanit në momentin që ai do e mbyllte.
Nën kërcënimin e kallashnikovit dhe thikës ata i vodhën paratë që kishte në xhep dhe paratë që ndodheshin në market, në total 4 mijë euro.
Më pas ata janë ngjitur në katin e dytë e godinës, aty ku pronari ka anesën dhe i kanë kërkuar para dhe florinj. Por nuk gjetën asgjë dhe u arratisën, pasi fillimisht e kyçën atë në dhomën e gjumit.