TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gruaja e Elman Abules, Marisa Nito është paraqitur në SPAK në kudër të hetimëve për Erion Veliaj.
Elman Abule dhe gruaja e tij Marisa Nito, konsiderohen miq të afërm të familjes Veliaj, ndaj dhe pak ditë më parë me kërkesë të SPAK, gjykata miratoi kontrollin në banesën dhe biznesin e tyre.
Ndërsa miqësia e tyre është ndërthurur edhe përmes disa transaksione të dyshimta financiare, që çifti dyshohet se ka bërë në adresë të llogarive bankare të Ajola Xoxës.
Pyetja e tyre vjen në një kohë kur SPAK ka intensifikuar veprimet hetimore ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe vëllait, Arbër Veliaj.