AKTUALITET, 17 Mars 2022, 12:45

Ukraina bën bilancin e luftës: Të paktën 107 fëmijë kanë vdekur nga sulmet, qindra të tjerë janë plagosur

Ukraina bën bilancin e luftës: Të paktën 107

Të paktën 107 fëmijë janë vrarë dhe më shumë se 120 janë plagosur që kur Rusia ka nisur pushtimin në Ukrainë, ka thënë Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës.

Shumica e viktimave janë raportuar në rajonet e Kievit, Kharkiv, Donetsk, Chernihiv, Sumy, Kherson, Mykolayiv dhe Zhytomyr.

Mbi 410 institucione arsimore janë dëmtuar nga bombardimet dhe 63 prej tyre janë shkatërruar plotësisht, thuhet më tej në raport.

Gjithashtu edhe 11 spitale janë bërë shënjestër e sulmeve, duke shkaktuar dëme të mëdha.