AKTUALITET, 17 Mars 2022, 10:35

Vrasja e Hekuran Billës, pushohet çështja për dy të dyshuarit. Shuhet masa e sigurisë për dajë dhe nip

Vrasja e Hekuran Billës, pushohet çështja për dy të

Gjykata ka pushuar çështjen për dy të dyshuarit e vrasjes së Hekuran Billës. Mësohet se për dy personat, Viktor Markun dhe Sebastian Markun, konkretisht dajë dhe nip është shuar masa e sigurisë.

Dajë dhe nip dyshon se organizuan dhe vranë Hekuran Billën, për hakmarrje, për shkak se Billa ishte dënuar për vrasjen e të afërmit të tyre Prel Marku në Angli.

Ata qëndruan më shumë se një vit në qelitë e paraburgimit, më pas për shkak të tejkalimit të afateve ata u dërguan në arrest shtëpie.

Nga hetimet rezulton se nuk janë gjetur prova që i implikojnë ata në vrasjen e Billës.

Viktor Marku është vëllai i Prel Markut, që u vra nga Hekuran Billa në Angli në tetor të vitit 2006.

Hekuran Billa ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Kurorës Snaresbook Angli, pasi në tetor të 2006-ës, në një lokal në rrugën “Park Royal”, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të vrarë bashkëkombësin e tij, Prel Marku, dhe plagosur Petrit Brahojn, Agron Gjonin dhe Musa Rrahmanin.