AKTUALITET, 17 Mars 2022, 11:41

“Po merrem me bashkimin e PD”- Berisha flet edhe për procesin gjyqësor në Paris: I them atyre që më shpallën non grata…

“Po merrem me bashkimin e PD”- Berisha flet edhe për procesin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se po merret personalisht për bashkimin e Partisë Demokratike.

Edhe pse në qendër të konferencës ishte vendimi i fundit i TAP për të transportuar gaz në Evropë, Berisha nuk i shpëtoi interesit të gazetarëve për situatën brenda PD.

“Unë po flas për një projekt të shekullit mos e ngatërroni me Lul Bravën.

Unë vetëm kaq mund t’ju them ju. Po merrem me intensitetin më të madh për bashkimin e Partisë Demokratike”, tha Berisha.

Ai mohoi që të jetë organizator i protestave, por theksoi se i mbështet ato. “Po i mbështes me të gjithë forcën, por nuk po i organizoj.”, tha Berisha.

Ndërsa i pyetur si po shkon procesi gjyqësor për shpalljen non grata Berisha tha: “Nuk kam një Komunikim të fundit. Berisha merret me transparencën dhe sot ishte një rast të rikujtoja atë që thashë."