AKTUALITET, 17 Mars 2022, 10:18

Zelensky fjalim për Bundestagun Gjerman, i drejtohet kancelarit Scholz: Shembni murin rus kundër lirisë

Zelensky fjalim për Bundestagun Gjerman, i drejtohet kancelarit Scholz:

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka mbajtur një fjalim në Bundestagun gjerman.

Zelensky ka vënë theksin te ndihma që liderët perëndimorë duhet të ndërmarrin për t’i mbrojtur ata ndaj agresionit rus.

Ai i kërkon Gjermanisë të marrë “rolin udhëheqës që meriton” dhe i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz të shembet një “mur” kundër lirisë që po ngrihet nga Rusia në Evropë.

Zelensky kritikon gjithashtu mungesën e veprimeve të ndërmarra nga vendet e BE-së përpara pushtimit, duke u thënë deputetëve se sanksionet erdhën shumë vonë.