SPORT, 17 Shtator 2022, 17:52

Sulmuesi shqiptar mund Bajernin e Mynihut, Dortmundi nuk zhgënjen në derbi dhe merr kreun e Bundesligës

Sulmuesi shqiptar mund Bajernin e Mynihut, Dortmundi nuk zhgënjen në

Bajerni vazhdon të zhgënjejë në Bundesliga dhe pas tre barazimeve radhazi, skuadra e Nagelsman humbet 1-0 në transfertë përballë Augsburgut.

Protagonist kryesor në këtë sfidë ishte sulmuesi me origjinë shqiptare që përfaqëson Gjermaninë, Mërgim Berisha, i cili në minutën e 59-të ndëshkoi Nojerin, gol i cili shërbeu për t’i dhënë tri pikët Augsburgut.

Borusia e Dortmundit arriti një fitore të vështirë përballë Shalke 04 (1-0) në derbi me anë të një goli të Mukoko në minutën e 79’.

Kështu verdhezinjtë e drejtuar nga Terziç kryesojnë momentalisht Bundesligën, ndërsa Bajerni qëndron në vendin e katërt me 12 pikë.

Sulmuesi shqiptar mund Bajernin e Mynihut, Dortmundi nuk zhgënjen në