AKTUALITET, 21 Gusht 2024, 19:08

U vetëdorëzua në polici pas disa ditësh në arrati, efektivi: Isha i rënduar psikologjikisht!

U vetëdorëzua në polici pas disa ditësh në arrati,

Efektivi Erion Goxhara është dorëzuar sot në polici, pasi plagosi dy ditë më parë Florenc Kostën.

Mësohet se pas dorëzimit, efektivi Erion Goxhara ndodhet në kushte të rënduara psikologjike. 

Ai ka shfaqur shenja pendese dhe ka deklaruar se kur ka kryer krimin ka qenë kushte të rënduara psikologjike. “Isha i rënduar psikologjikisht”, mësohet të ketë thënë para oficerëve të policisë, efektivi.