AKTUALITET, 21 Gusht 2024, 17:36

E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takohet me ambasadorin e BE: Angazhohemi për integrimin e Shqipërisë

E ngarkuara me Punë e SHBA në Tiranë takohet me ambasadorin e BE:

E ngarkuara me punë e SHBA-së në Tiranë, Nancy VanHorn ka zhvilluar një takim me ambasadorin e BE-së Silvio Gonzato.

Takimi i tyre u zhvillua për të riafirmuar angazhimin e përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen e integrimin e Shqipërisë në BE.

“E ngarkuara me punë e SHBA-së, Nancy VanHorn dhe ambasadori i BE-së Silvio Gonzato u takuan sot për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për zgjerimin e rritjes ekonomike, forcimin e sektorit të drejtësisë dhe mbështetjen ????????integrimin e Shqipërisë në BE. Përpjekjet tona të koordinuara janë thelbësore për sukses. ????????????????”, njofton ambasada amerikane në Shqipëri.