TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një punëtor 19-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën në Santorini të Greqisë pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë teksa po kryente punime ndërtimi në një pronë të shpellës në Imerovigli.
Sipas Cyclades24.gr, është arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punën. Policia po kryen hetimet paraprake për zbardhjen e saktë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.
Ngjarja nuk ka të bëjë me lëkundjet sizmike, ndërsa zona specifike ku po zhvilloheshin punimet nuk është në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.