TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Safet Bajri, emri i të cilit akuzohet se është i lidhur me shumë ngjarje kriminale, kryesisht në Shkodër është shoqëruar në polici për tu marrë në pyetje.
Bajri u shoqërua tre ditë pasi forcat speciale RENEA zbarkuan në banesën e tij për të kryer kontrolle. Mësohet se ai është marrë nga shtëpia e tij në Dobraç pa bërë asnjë rezistencë.
Sipas avokatëve të Safet Bajrit ky i fundit ishte thirrur në orën 11:00 për të dhënë deklarime, por pas mbërritjes në policinë e Shkodrës, i është komunikuar se marrja në pyetje e tij do bëhet në Tiranë. Mbrojtja nuk konfirmon ti jetë komunikuar ndonjë urdhër arresti, ndërsa pohon se për herë të dytë kërkohet marrja e ADN-së së këtij shtetasi. Bajri është nisur drejt Tiranës i shoqëruar me masa sigurie.
Shoqërimi i tij vjen 3 ditë pasi SPAK ushtroi kontroll në banesën e tij ndërsa firmosi masën e arrestit me burg për Samuel Troshani dhe Izmir Sakica, të akuzuar si pjesëtarë të grupit të Bajrit në kuadër të hetimeve për përplasjen me armë të ndodhur në Rranxë të Bushatit më 23 Gusht 2024, ku u godit me armë autmojeti i blinduar “Audi A8”, me të cilin udhëtonin dy të rinjtë.
Përplasja në Bushat
Të paktën 3 anëtarë të identifikuar të grupit Bajri në Shkodër, verën e vitit të kaluar, kishin organizuar gjithçka, për të realizuar ndoshta një nga ngjarjet më të rëndë kriminale: Të vrisnin disa familjarë duke i shkuar befasisht në fshatin ku banojnë.
Samuel Troshani, Izmir Sakica dhe Franko Leka, bashkë me disa persona të tjerë ende të paidentifikuar nga SPAK, por të konsideruar të gjithë, pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, u armatosën deri në dhëmbë, me armë dhe makina të blinduara, për të vrarë një nga rivalët e tyre, Aleksandër Prendin. Grupi i shkoi në fshatin ku ai banon, Rranxë të Bushatit, pasditen vonë të 23 gushtit 2024, për ta vrarë jo vetëm atë, por të edhe anëtarë të tjerë të familjes, banues në të njëjtën zonë.
Ndërkohë SPAK ka bashkuar në një dosje dhe masakrën e Dobracit ku humbën jetën 4 persona.