AKTUALITET, 21 Shkurt 2025, 13:58

Detaje të reja pas arrestimit të Safet Bajrit, dyshohet se bashkëpunoi me Asmer Bilalin për vrasjen e Fatbardh Licit

 

Detaje të reja pas arrestimit të Safet Bajrit, dyshohet se

Është arrestuar me urdhër të Gjykatës së Posaçme i forti i Shkodrës Safet Bajri. 

Klodiana Lala raporton se arrestimi i tij ka ardhur pas urdhrit të dhënë nga GJKKO, në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2018. Ai akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

Safet Bajri u transferua drejt Tiranës, ndërsa kujtojmë se dy ditë më parë forcat RENEA kryen kontrolle në banesën e tij në Shkodër. Urdhërarrest është lëshuar edhe për krahun e tij të djathtë Asmer Bilali dhe një anëtar tjetër të fisit Bajri. Identiteti i tij nuk është bërë ende i ditur.

Kujtojmë se Safet Bajri po hetohet edhe në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona.