AKTUALITET, 21 Shkurt 2025, 15:24

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ja momenti kur Safet Bajri dërgohet te Blloku i Sigurisë

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së

Pamjet që shihni vijnë nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, ku pak më parë ishte Safet Bajri. I ‘forti’ i Shkodrës u arrestua me urdhër të Spak, ndërsa pas procedurave të kryera në drejtorinë e policisë së Tiranës, po transferohet te Blloku I Sigurisë, te Mine Peza.

Bajri u shoqërua fillimisht në policinë e Shkodrës me urdhër të SPAK, më pas nën masa të rrepta sigurie Bajri u transferua në Tiranë.

Kujtojmë se Bajri u arrestua mesditën e kësaj të premteje në Shkodër në banesën e tij dhe se nuk bëri rezistencë në momentin e arrestimit.

AKUZAT

Safet Bajri u arrestua me urdhër të SPAK për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Bajri është i dyshuar edhe për masakrën e Dobraçit të 30 tetorit 2024, me 4 viktima. Nga atentati humbën jetën prej breshërisë së plumbave Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen, por u goditën nga automjeti i viktimave, teksa po udhëtonin me motor.

Gjithashtu, grupi i Safet Bajrit dyshohet edhe për atentatin ndaj Aleksandër Prendit në gusht 2024 kur “ushtarët” e tij Izmir Sakica dhe Samuel Troshani bashkë me tre automjete të blinduara u ndeshën me breshërinë e plumbave pranë banesës së shënjestrës.

Samuel Troshani dhe Izmir Sakica kanë masa sigurie edhe për një ngjarje tjetër, tentativën për të vrarë Vladimir Bruçin, por edhe për masakrën e Dobraçit.

Mësohet se hetimi i SPAK ndaj Safet Bajrit është mbajtur në sekret të plotë. Safet Bajri do të përballet me Gjykatën e Posaçme.

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së

RENEA “blindon” Drejtorinë e Policisë së