AKTUALITET, 1 Tetor 2025, 10:00

U raportua i zhdukur/ I mituri nga Gjirokastra humbi kontaktet me familjen, gjendet në Tiranë

U raportua i zhdukur/ I mituri nga Gjirokastra humbi kontaktet me familjen,

15-vjeçari, M.K, i cili ditën e djeshme u raportua i zhdukur nga familjarët e tij, është gjetur në Tiranë.

Tashmë ai ndodhet në praninë e psikologes së bashku me vëllain e tij.

Prindërit iu drejtuan ditën e djeshme për ndihmë mediave pasi 15-vjeçari kishte 7 orë që ishte larguar dhe se nuk kishin dijeni se ndodhej.