TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

E Ngarkuara me Punë e SHBA, Nancy VanHorn po zhvillon një takim me presidentin Bajram Begaj.
Ende nuk dihen arsyet e kësaj vizite, por vjen një ditë pasi qeveria njoftoi presidentin për krijimin e vakancave për kryetar bashkie në 6 qytete të vendit, përshirë të Tiranës.
Detajet mbi temën e bisedimeve nuk janë bërë të ditura ende, ndërsa pritet që nga ana e Presidencës të ketë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë takim. Nga ana tjetër kujtojmë se brenda këtyre 48 orëve Begaj pritet të dekretojë datën e zgjedhjeve për 6 bashkitë që kanë vakanca.
Shkresa erdhi një ditë pasi Erion Veliaj ankimoi në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij me vendim të qeverisë.
Pritet të shihet lëvizja e presidentit, i cili ka afat 48 orë për të caktuar datën e zgjedhjeve.