TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet kolumbiane kanë vënë në pranga një shqiptar të kërkuar nga Interpoli për trafik heroine. Mediat vendase bëjnë të ditur se 62-vjeçari Genti Krasniqi, është arrestuar në qytetin Tunja të Kolumbisë ndërsa përpiqej të rinovonte pasaportën për t'u larguar nga vendi. Ai ka qenë në arrati për 9 vite, që nga shpallja në kërkim nga autoritetet italiane në vitin 2016.
Në vitin 2016, Prokuroria e Milanos në Itali zbuloi se një apartament luksoz në atë qytet po përdorej nga një çift (një grua e re italiane dhe një burrë shqiptar) për të fshehur ngarkesat e heroinës që vinin nga Tirana.
Edhe pse të dy u kapën, burri arriti të largohej nga Italia dhe u bë i arratisur. Që atëherë, ai është kërkuar nga Interpoli, i cili lëshoi një njoftim të kuq janarin e kaluar dhe njoftoi homologët e tij në Kolumbi.
Edhe pse kishte indikacione se shqiptari ishte zhvendosur në Amerikën e Jugut, në Milano ishte një surprizë që ai ishte gjetur 8,900 kilometra larg, në qytetin e ftohtë të Tunjës.
Zyrtarët kolumbianë të Imigracionit e identifikuan menjëherë atë dhe nisën një operacion për ta kapur.
Krasniqi u prezantua si turist në Kolumbi, por autoritetet zbuluan identitetin e tij dhe e ndaluan. Italia ka kërkuar tashmë ekstradimin e tij, shkruan A2 CNN.
Në Boyacá, ai u prezantua si turist i huaj, por gazeta “EL TIEMPO” e gjeti emrin e tij në të dhënat e gjykatës që e identifikonin atë si anëtar të një rrjeti trafikimi droge që përdorte prostituta për t'i transportuar ato nëpër Evropë.
Sipas gazetës bosi shqiptar i drogës hyri në vend në vitin 2023 dhe qëndroi në Bogota dhe qytete të tjera alternative.