TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Vjehrri është i dyshuari kryesor për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar në Belgjikë Ilir S.
Media belge Hln.be shkruan se, Stephane V., 55 vjeç është vënë në pranga herët në mëngjes pas vrasjes. Ai mohon të ketë qëlluar mbi babanë e nipit të tij, por hetuesit mendojnë ndryshe. “Mes nesh nuk kemi shkuar mirë, por nuk e kam vrarë unë”, ka deklaruar ai.
Burri është sjellë para gjykatës hetuese pasditen e sotme dhe është arrestuar. “Tani duam një analizë të gjurmëve të barutit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati i tij Bram Elyn.
28-vjeçari Ilir S. i cili u vra me të paktën gjashtë plumba.
Siç raporton portali belg Hln.be, viktima ishte duke qëndruar pranë motoçikletës së tij kur u qëllua disa herë me armë. Ndonëse atij iu dha ndihma mjekësore, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Shqiptari la pas gruan dhe një fëmijë. Në vendin e ngjarjes u gjetën shumë gëzhoja arme.