AKTUALITET, 27 Nëntor 2022, 12:45

“Deputetët e Kosovës paguan taksën për të ardhur në shtetin amë”, Vasili: Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit

“Deputetët e Kosovës paguan taksën për të ardhur

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili, në një prononcim për mediat pas largimit nga Kuvendi në momentin që kryeministri Edi Rama mori fjalën, u shpreh se kreu i qeverisë duhej të deklaronte heqjen e traut për shtetasit kosovarë.

Ai shtoi se Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.

“Braktisa fjalën e Ramës sepse mendova se Rama do deklaronte daljen nga Ballkani i Hapur që është tradhtia më e madhe ndaj Kosovës, por ai si peng i Vuçiçit nuk e bëri.

Rama duhej të deklaronte heqjen e traut për vëllezërit dhe motrat nga Kosova, ku edhe deputetet mysafire nga Kosova kanë paguar Ramën dhe oligarkët për të ardhur në tokën amë.

Rama u shërben vetëm interesave të Beogradit.

Sa kohe të jetë Rama kryeministër këto takime do të jenë jo teë sinqerta sepse ai i shërben Vuçiçit dhe izolimit të Kosovës.

Ndaj sot Rama thjesht vazhdoi lojën e pabesë anti-Kosovë dhe humbi rastin për të shpëlarë disa faje të rënda që bien mbi të”, tha Vasili.