TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Edi Rama tha se e sotmja është një ditë frymëzuese që i ka mbledhur të dy kuvendet e Shqipërisë dhe Kosovës në një vend.
Rama veçoi dy emra që i mungonin kësaj mbledhje, Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin. Për këtë të fundit, Rama theksoi se misioni i tij ende vazhdon.
“Po kthehem aty ku nisa me ata që i hapën rrugë shumë përpara mundësive që ne patëm më pas. Një pjesë të mundësive ne e shfrytëzuam. Një pjesë e huqëm, në një pjesë të konsiderueshme ne bëmë çmos dhe vazhdojmë të bëjmë për të penguar njëri tjetrin.
Sot është një ditë e mirë dhe një ditë frymëzuese edhe për këtë pamje që i ka mbledhur të gjithë bashkë edhe nëse do të donin ta pranonin njëri tjetrin edhe në një mëhallë në jetën e përditshme. Dy emra do të sjell në vëmendje.
Lidhja Demokratike e Kosovës dhe UÇK që lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot. Dhe Hashim Thaçin që është ndarë prej nesh përkohësisht me një mission që vazhdon”, tha Rama.