AKTUALITET, 25 Shkurt 2026, 20:16

Bardhi reagon pas postimit të Ramës: Rrugët në Shqipëri nuk po i shemb shiu, por korrupsioni

Bardhi reagon pas postimit të Ramës: Rrugët në Shqipëri

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi tha sot se rrugët në Shqipëri nuk po shemben nga shiu, por po shemben si pasojë e korrupsionit.

Në përgjigje ndaj reagimit të kryeministrit Edi Rama, se fenomene të ngjashme kanë ndodhur edhe në Portugali, ku rrugët janë shembur si pasojë e rrëshqitjes së tokës, Bardhi theksoi se kjo përpjekje e Kryeministrit “për t’u fshehur pas reshjeve sezonale, është fyese për shqiptarët”.

“Në Portugali pati ciklon 200 km/orë. Tek ne ka tornado korrupsioni: vetëm në 11 tendera nën hetim nga SPAK, janë 1.1 miliardë euro, të hedhura në rrugë”, shkruan Bardhi, i cili ka publikuar edhe një video me pamje nga rrugë të shembura në vend.