AKTUALITET, 1 Mars 2023, 19:01

I dyshuar për vrasjen e tre grave në Tiranë, arrestohet Dan Hutra që terrorizoi sot kryeqytetin

I dyshuar për vrasjen e tre grave në Tiranë, arrestohet Dan Hutra

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar Dan Hutra, autor i dyshuar i  vrasjes së 3 grave në kryeqytet dhe plagosjen e 3 të tjerave.

Ai është kapur nga uniformat blu në zonën e Sharrës në kryeqytet.

Hutra plagosi fillimisht ish partneren e tij 40-vjeçare në Astir pasi i kishte kërkuar asaj para borxh. Nga aty ai shkoi në Paskuqan ku kreu masakër në shtëpinë e ish bashkëjetueses së tij duke e lënë këtë të fundit të plagosur bashkë me të ëmën, ndërkohë që vrau motrën e saj dhe kunatën.

Dora e krimit ndaj ish partnereve u zhvendos më pas në Kamëz ku dyshohet se vrau një 31-vjeçare, me të cilën kishte pasur lidhje disa vite më parë.