AKTUALITET, 1 Mars 2023, 19:46

“Njësoj si i ati i tij Kristaqi që firmosi si xhelat për vrasjen e Havzi Nelës”, Berisha: Rama nuk njeh kufij, por është një kufomë politike. Në 3 mars të dalim në shesh dhe t’i tregojmë vendin

“Njësoj si i ati i tij Kristaqi që firmosi si xhelat për

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama është një “kufomë politike” që duhet rrëzuar me çdo kusht nga pushteti.

Komentet Berisha i bëri gjatë një mbledhjeje me strukturat drejtuese të degëve 2 dhe 5 në Tiranë, ku tha se Rama është njësoj si i ati i tij, Kristaqi, që sipas tij firmosi vrasjen e Havzi Nelës.

Berisha ftoi qytetarët që të bashkohen masivisht në protestën e 3 marsit, për t’i treguar vendin Edi Ramës.

“Një njeri që fluturon me charter personal dhe me dhomë gjumi luksoze duke shpezuar 22 milion euro. Si mundet kur pensionistët nuk blejnë dot ilaçet. Të tjerë vuajnë për vaktin e drejtës apo darkës. Të tjerë përcjellin fëmijët jashtë vendit. Nga një vend që ka të gjithë potensioalin e nevojshëm. Ka minerale, ka potencial turistik, ka fushat e naftës më të mëdha në Europë. Shqipëria është e vogël, por ujërat e saj e kanë bërë ta krahasojnë me Norvegjinë. Kishte një periudhë tjetër që nga viti 2007-2013 popullata e Shqipërisë u rrit. Nuk ishin të pasur, por ishte një varfëri në zvogëlim. Biznesi e ndjente se energjia me 60 lek kilovati, taksa e ulëta i jepnin atij mundësi të lulëzonte. 180 mijë shqiptarë u kthyen nga emigracioni.

Ndërsa ky sundon me krimin, me drogën e me vjedhjet. Tani kërkon të përjashtoje PD-në nga zgjedhjet. Ne jemi në të drejtën tonë ligjore. Ne kemi kryer gjithçka në përputhje me statutin, me ligjin e vendit. Rama për ta goditur PD-në shpall palë në proces një njeri që nuk ka qenë kurrë palë. Mos harroni një gjë. Njëlloj si Kristaq Rama që firmoste si xhelat për të vrarë Havzi Nelën, ky është i aftë të firmosë për çdo gjë. Nuk ka ky asnjë kufij. Por mos harroni se është një kufomë politike. Afera “McGonigal” nuk e lëshon më atë përjetë. Ky nuk ka më të ardhme. Biletën do ia presim ne aty ku e meriton. Këto orë që na ndajnë nga data 3 mars, ora 12:00 të bëjmë gjithçka për pjesëmarrjen më të madhe që ka njohur ndonjëherë Tirana. Unë e di se jeni angazhuar dhe keni bërë punë të mirë. Por mos harroni se dita e fundit është vendimtare.

Dita kur ju do të elektrizoni mbarë Tiranën. Të gjithë duhet ta ketë të qartë që kjo lëvizje është për çdo shqiptar. Ka të tjerë që na ndjekin me indiferencë, do të bëjmë gjithçka t’i bindim. Si mund ta lëshojmë ne vendin në këtë mënyrë. Po vazhduam me këtë ritëm nuk ka më Shqipëri. Ka ikur 1/3 në këto vite. Ne do të ngihemi që të heqim këtë të keqe të madhe. Çdo shqiptar që i beson këtij vendi, të ngrihet. Çdo shqiptar që e shikon ku është katandisur nga gjendja ekonomike, duhet të ngihet. A nuk ishim ne në vitin 2013 me pagat më të larta në rajon? Po pse duhet t’i kemi sot më të ulëtat në rajon. I tha me tallje kryeministrit të Malit të zi bëjeni ju urën se keni rritur rrogat. Edhe i ka rritur Abazoviç. Ky e ka rritur borxhin nga 62 në 107 %. Ky borxh nuk u kthye në rroga e pensione, por në vjedhje e konto për qeveritarët.

A mundet një kryeministër që të blejë një vazo 4 milion euro për në oborrin e tij? Kjo është çmenduri. Çshtë pashpirtësi. Ta shndërrojmë 3 marsin në ditën e protestës më të fuqishme. Duhet t’i tregojmë vendin një ditë e më parë. Unë jam i bindur se kjo do të ndodhë. U pa se cilët ishin skenarët ndaj nesh. Për herë të parë në histori u bë gjithçka për të eliminuar një opozitë më pro perëndimore në rajon. Kjo nuk është arritur. Ne kemi qëllim shpëtimin e Shqipërisë dhe shoqërisë sonë. Kemi qëllim përmbusjen e monizmit. Detyrat i kemi shumë më të mëdha dhe shumë fisnike për Shqipërinë dhe shqiptarët. Prandaj le të vazhdojmë”, u shpreh Berisha.