TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari Eni Ferhati, duke folur në emisionin “Në Shënjestër” për masakrën që tronditi sot Tiranën, ku tre gra u plagosën dhe tre të tjera humbën jetën, tregoi se si u arrit te zbulimi i autorit. Ai tha se ishte dëshmia e një të miture që tregoi Dan Hutrën si autor të vrasjeve dhe plagosjeve.
"Dan Hutra ka marrë një makinë me qira, illimisht ka ekzekutuar Etleva Kurtin në Bathore, aty ka gjetur vetëm 31-vjeçaren, fatmirësisht ka shpëtuar nëna e saj që ishte brenda në banesë.
Vëllai i Etleva Kurtit kishte konflikt me Dan Hutrën brenda qelive të burgut, pasi ka dalë jashtë ka vendosur t’i godasë familjen, por kjo është ende një tezë.
Hutra kishte vetëm 2 javë që kishte dalë nga burgu, ka pyetur për shtëpinë e Kurtit. Ai është identifikuar nga një shtetase e mitur e cila ka përshkruar pamjen e tij.
Pas kësaj ngjarje u nis drejt Paskuqanit, rrugë që bëhet për 4-5 minuta, atje ku banonte ish-bashkëshortja e tij. Ka hyrë menjëherë në banesë dhe ka qëlluar kë ka parë fillimisht. Disa prej personave kanë qenë në oborr ku ka qenë e parkuar edhe një makinë.
Dan Hutra kishte një fëmijë të mitur që kishte ardhur në jetë nga lidhja me Elena Hysajn, por marrëdhëniet e tyre ishin shumë të tensionuara, sepse ai kishte dyshime për atësinë e fëmijës. Kishte edhe një borxh të pashlyer mes tyre për shpenzimet e fejesës së prishur. Elenën e trajtonte si skllave. Krim i paralajmëruar që institucionet duhet ta kishin parandaluar. Në dëshminë e Elenës ka thënë që do e lyente shtëpinë e tyre me gjak dhe mediat botërore do të flisnin për të. Hutra kishte një plan të mirëmenduar.
Jemi para kushteve ku edhe Inspektori i Lartë i Drejtësisë duhet të vihet në lëvizje se si një person i tillë vuan vetëm 8 muaj për dhunën në familje, ndërkohë që deklarimet e familjarëve të të dhunuarës tregohet se ai mund të ishte shumë herë më i dhunshëm dhe kishte paralajmëruar të tilla krime”, deklaroi Ferhati.