AKTUALITET, 23 Tetor 2025, 14:59

U kap me sasi të madhe droge dhe 70 mijë euro cash e ndarë në tufa, arrestohet shqiptari në Itali

U kap me sasi të madhe droge dhe 70 mijë euro cash e ndarë

Një shqiptar është arrestuar nga policia italaine, pasi akuzohet posedimi të lëndëve narkotike me qëllim trafikimin dhe shitjen e tyre. Sipas mediave italiane, i dyshuari po fshihte në shtëpinë e tij mbi njëqind gramë kokainë dhe tufa me kartëmonedha me vlerë rreth 70,000 euro.

Hetuesit po ruajnë sekretin maksimal në lidhje me kapjen e drogës, pasi është pjesë e një hetimi më të gjerë. Megjithatë, sipas asaj që është rindërtuar, oficerë nga komanda provinciale e Guardia di Finanza (Policisë Financiare) mbërritën në shtëpinë e shqiptarit pasi e kishin mbajtur nën mbikëqyrje për një farë kohe.

Pasi rrethuan shtëpinë në Parco Città, oficerët hynë me forcë brenda. Ai, i zënë në befasi, nuk bëri rezistencë. Në atë moment, Guardia di Finanza kontrolloi me kujdes çdo dhomë të shtëpisë, duke kërkuar për drogë dhe para. Qeni nuhati menjëherë substancën narkotike dhe paratë e ruajtura në zona të ndryshme të shtëpisë.

Gjithashtu droga dhe paratë e gatshme, që besohet të jenë të ardhurat e aktivitetit të paligjshëm, u sekuestruan. Shqiptar u dërgua më pas në selinë provinciale në Contra’ San Tomaso dhe pasi u plotësuan dokumentet, u transferua në burgun San Pio X.