TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kryeministri Edi Rama ka pasur një debat të drejtpërdrejtë me kryetarin e bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gjatë një takimi për zbatimin e Paketës së Maleve, një nismë që synon zhvillimin ekonomik të zonave malore.
Rama e kritikoi kryebashkiakun për mosdërgimin e hartës së zonave prioritare në qeveri, duke e akuzuar se nuk e ka kuptuar si funksionon procesi ligjor.
Pjese nga debati:
Rama: Ti kreshnik psh ca të ka penguar që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri. Pse nuk e ke dorëzuar, ku e ke dorëzuar?
Kreshnik Hajdari: I kemi shpallur zonat prioritere ne kryeministër
Rama: Zonat ti i identifikon, i çon te ministri i Pushtetit vendor dhe ministri ja jep tryezës së qeverisë për të dhënë miratimin.
Kreshnik Hajdari: Jemi duke pritur përgjigjen nga ASHK
Rama: Nëse ti pret përgjigjen nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin dhe nuk ke kuptuar paketën. Paketa është ilaçi për një dhimbje 30 vjecare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501, ose për shumë arsye nuk e kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e kanë me zakon dhe duan të investojnë në tokën e tyre, por të gjithë kemi ngritur duart lart me vite sepse nuk kanë letrat.
E pamë të udhës ta bëjmë këtë takim publik sepse ne besojmë që bëhet fjalë për një politikë nxitëse për të krijuar një platformë investimesh në territoret malore. Fakti që në ditën e parë që u hap kanali i komunikimit online lidhur me këtë paketë, pati 800 shprehje interesi, nga shumica dërrmuese shqiptarë jashtë Shqipërisë, flet vetë për fuqinë tërheqëse që ka kjo paketë.
Bëjmë takimin sepse kemi shqetësimin që po ecën me një ritëm të ulët në raport me atë që paketave që ka në thelb, shpejtësinë. Shpejtësinë në kuptimin e një burokracitë të lehtësuar maksimalisht dhe shpejtësinë e mundësisë për t’i dhënë përgjigje të shpejta atyre që kanë shprehur interes. Kjo vonesë është dekurajuese për ata që e kanë çuar sinjalin e tyre që janë të interesuar të hyjnë në proces prej disa muajsh nuk kanë marrë përgjigje. Kjo është e kundërta e frymës me të cilën u konceptua dhe u aprovua kjo paketë.
Kjo paketë e pranoi që ka disa ngarkesa të tepërta nga pikëpamja burokratike dhe pse është me e lehtësuar seç ka qenë më parë.
Një prinë q e disponon defacto por nuk e disponon me letra, dhe për këtë arsye unë i kam thënë disa deputetëve që të bëjnë amendimet përkatëse të ligjit dhe me shpejtësi të lehtësohet ligjit nga ngarkesat e tepërta. Ngarkesat nuk kanë lidhje me vonesën nga ana juaj. Vonesa është e juaja. Ti Kreshnik çfarë të ka penguar ty që të bësh hartën e zonave prioritare dhe ta dërgosh në qeveri?
Nëse prej përgjigje nga ASHK, ti nuk ke kuptuar ligjin, e asgjë. Paketa është ekzaktësisht ilaçi për një lidhje 30 e kusur vjeçare të njerëzve që e kanë tokën, nuk e kanë pranuar 7501 dhe për 1 mijë e 1 arsye nuk kanë marrë akoma dokumentin që i jep edhe me letër atë që e ka në zakon, dhe duan të investojnë në tokën e tyre, mirëpo, të gjithë kemi ngritur duart me vite sepse nuk kanë letrat. Bëmë ligjin 20/20 për të adresuar këtë problem dhe rezultati nuk ishte i dëshiruari se ka një komplikim të pashmangshëm për të marrë gjithë miratimet e gjithë atyre kufitarëve të pronës përkatëse, që në shumë raste shfaqet e komplikuar. Paketa jep përgjigje edhe asj problematike që nuk ia jep ligji.