TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Gjykata e Durrësit ka dënuar me burgim të përjetshëm Hysen Metës, i akuzuar për vrasjen e babait të tij, Pëllumb Meta e më pas i groposi trupin.
Bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë të Shënavlashit në Durrës, që u zbulua më 10 shkurt 2024.
Keshtu, Hysen Meta dënohet me burgim të përjetshëm, pushim të veprës për fshehje të kufomës!
Mbrojtja:Ndryshim të kualifikimit ligjor dhe dënim më të butë!
E motra e tij, Hygerta Meta është dënuar me 8 vite burg, nga 30 vite që kishte kërkuar prokuroria ndërsa i vëllai, Amarildo Meta është dënuar me 5 vite burg.
Mbrojtja pati kërkuar pafajësi për veprën penale të vrasjes në bashkëpunim!
E ëma e tre fëmijëve, apo bashkëshortja e viktimës, Blerina Meta është dënuar me 3 vite burg. Mbrojtja pati kërkuar pafajësi!
Në sallën e gjyqit i pranishëm ka qenë vetëm Amarildo Meta.