AKTUALITET, 22 Maj 2024, 17:35

U arrestuan sot/ Kush janë Ndoka e Tuku, si dolën zbuluar në përgjimet “Metamorfoza3”

U arrestuan sot/ Kush janë Ndoka e Tuku, si dolën zbuluar në

Pak dite pasi SPAK kishte lëshuar urdhër-arrest ndaj tyre, sot u arrestuan Ilia Ndoka dhe Arian Tuku. Arrestimet e tyre u kryen pas zbërthimit të platformave SKY dhe Encrochat. Emri i Ilia Ndokës rezulton mes 50 emrave për të cilët është firmosur urdhërarrest në kuadër të operacionit të arrestimeve të ndërmarra më 17 maj 2024 kur u goditën 7 grupe të rëndësishme kriminale që vepronin në qytete kryesore të vendit.

Ndërkohë, nga hetimet e SPAK rezulton se Arian Tuku, 36 vjeç nga Lezha, ka tentuar të vrasë Aleks Ndrekën. Gjithashtu ai ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Durim Bamit. Pak ditë më parë, SPAK nxori mbi 50 urdhër-arreste ku përfshihen emra të njohur të botës së krimit, drejtues të organizatave dhe grupeve kriminale, ish-deputeti socialist Arben Ndoka, por edhe personazhe të tjerë që nga komunikimet në platformat e çkoduara, rezultojnë të përfshirë në plane vrasjesh apo çështjes të tjera kriminale.

Nga publikimet e deritanishme janë zbardhur disa lidhje të politikës me krimin, por edhe planet se si dy ish-deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Rraja thurnin për të vrarë njëri-tjetrin.